Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Tha se nuk kanë patur arsye për t’u ndarë, Mozzik reagon ashpër ndaj Loredanës: Po gënjen...

Loredana Zefi është kthyer tashmë në një nga emrat më të përfolur në media. Përveç muzikës që bën, reperja është në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj private.

Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin NIN, ku rrëfeu detaje të pathëna më pare rreth jetës profesionale dhe asaj familjare.

Para disa muajsh, Loredana dhe Mozzik i dhanë fund lidhjes së tyre dhe sot e ftuar në emision, reperja ka treguar se ndonëse të ndarë, ajo dhe reperi ruajnë një marrëdhënie të mire më njëri-tjetrin. Për më tepër, Loredana nuk ka mohuar dashurinë që ndjen për Mozzikun, teksa shprehet se e bija, Hana, është një kopje e atij.

Gjatë intervistës, Loredana deklaroi se ajo dhe Mozzik nuk kanë patur arsye për t'u ndarë, por kanë qenë të dy shumë të stresuar.

?Vajza ime duket si Mozzi, vajzën time e dua më së shumti në botë, kështu që edhe këtë njeri e dua më së shumti në botë?, është shprehur reperja.

Lidhur me këto deklarata që bëri Loredana, ka reaguar menjëherë reperi i njohur, Mozzik. Në fakt fjalët e tij kanë qenë mjaft të ashpra, pasi shkruan se Loredana po gënjen dhe se sipas tij arsyen pse ata janë ndarë e dinë vetë të afërmit e tyre.

Reagimi i plotë i Mozzik në ?Instastory?: "Ti je ?nënë? e një nëne nuk i ka hije të gënjejë sepse është ligësi. E një ?nëne? nuk i ka hije të gënjejë. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t?u viktimizuar, për t?u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë.

Mua më njeh ti, familja jote, rrethi yt, kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin dhe ty.

Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë.

E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Unë nuk jetoj nga mediat, gazetat, sepse është pjesë private, por mos u mburr me krenarinë e gabuar. Po të gënjen egoja.

Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti.

Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë s?ia kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasia.

Do ngelesh nëna e çikës sime, të uroj më të mirat në jetë.

Hera e fundit që flas për ketë temë. Po më vjen turp të merrem me kështu punësh pa lidhje, filma, seriale, po nuk lejoj as të tentojnë të njollosin emrin tim e të familjes sime".

[gallery ids="955293,955292,955291,955285,940627,962010,962011,962012,890310,890307,923110,940630,940631,940633,940634,920856,920854,920853,920852,862192"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore