Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Tërmeti i 26 nëntorit/ Nisin arrestimet në Tiranë, 40 të ndaluar mes tyre zyrtarë të lartë

Policia e Tiranës ka nisur një operacion dhe deri tani janë plot 40 persona të shoqëruar, si të dyshuar për veprime dhe mosveprime gjatë ushtrimit të detyrave të tyre zyrtare.

Hetimet e kryera nga Prokuroria dhe Policia kanë bërë që efektivët e policisë së Tiranës të ndërmarrin një megaoperacion. Mes të shoqëruar si të dyshuar për tërmetin e 26 nëntorit, që shkaktoi shumë ndërtesa të shkatërruara në Tiranë është edhe ish-kryetari i Komunës së Farkës Bardh Plaku.

Ish-drejtues vendorë, shefa urbanistike, drejtues të tjerë të sektorëve të ndryshëm në komunat e Tiranës, që përfshijnë Vorën, Farkën dhe Kasharin janë ndaluar nga Policia.

Një tjetër i shoqëruar është edhe Luan Beta, ish-shef urbanistike në Bashkinë e Vorës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore