Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Tentuan të hyjnë ilegalisht në Kosovë, arrestohet dy shtetas rusë; dyshimet e policisë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ngriti të martën aktakuzë ndaj dy shtetasve rusë, të cilët u kapën nga policia e Kosovës gjatë një përpjekjeje për të hyrë nga Serbia në Kosovë, në rrugë të paligjshme.

Sipas policisë, ata kishin provuar të hyjnë në Kosovë nëpërmjet vendkalimit kufitare në Jarinjë në veriun e vendit, por ishin kthyer prapa në mungesë të vizës.

Më pas të dy shtetasit rusë, Igor Krasikov dhe Marina Krasikova, ishin futur në Kosovë nëpërmjet një rruge anësore me një makinë që mbante targa regjistrimi të qytetit të Cetinës në Malin e Zi.

Ata janë arrestuar nga një patrullë e policisë e cila ka konfiskuar makinën e marrë me qira në Mal të Zi. Valon Preteni nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë i tha Zërit të Amerikës se "të dyshuarit E.K dhe M.K., gjenden në paraburgim që nga dita e hënë me datën 13 janar".

“Aktakuza është ngritur për veprën penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “, tha zoti Preteni në një përgjigje me shkrim dërguar Zërit të Amerikës.

Me urdhër të prokurorit ata janë në arrest 24 orësh dhe të martën pritet që çështja të shqyrtohet nga një gjykatë në Mitrovicën e veriut. Prokurori ka kërkuar gjobitjen e tyre dhe më pas pritet edhe dëbimi i tyre nga Kosova.

Rusia, një aleate e vjetër e Serbisë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008. Qytetarët rusë duhet të pajisen me vizë për të hyrë në Kosovë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore