Reforma zgjedhore/ Basha njofton hapin e radhës: Ja kush do dakordësojë me qeverinë

Pas mbledhjes me aleatët, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se ka vendosur të mandatojë Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për procesin e reformës zgjedhore. Basha theksoi fort se opozita mbështet miratimin sa më parë të saj.

“Prej muajit tetor kemi insistuar në një mekanizëm transparent për të përfunduar Reformën Zgjedhore. Prej shtatorit është kusht i Bundestagut. 4 muaj është zvarritur, mungesë vullneti nga pala tjetër.

Rikonfirmojmë qëndrimin për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore.

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të dakordësuar miratimin e Reformës Zgjedhore, duke i qëndruar pikave të tetorit”, tha Basha.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.