Pushimi i çështjes ndaj kreut të PD/ Braçe dhe Balla publikojnë dokumentet e Departamentit Amerikan të Drejtësisë

Pasi Gjykata e Tiranës pushoi ditën e djeshme çështjen ndaj kreut të Partisë Demokratike z.Basha, ka ardhur edhe reagimi i dy zyrtarëve të Partisë Socialiste z. Erjon Braçe dhe kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla.

Në një reagim në rrjetin social instagram Zv. Kryeministri Braçe ka shfaqur indinjim ndaj pushimit të çështjes së Bashës, duke i bashkangjitur edhe një dokument të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, që sipas tij fajësojnë kreun e PD-së për akuzën e falsifikimit të dokementeve dhe lobingut nga të ardhura të padeklaruara. Madje ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se prokurorët nuk janë lejuar të hetojnë.

Më poshtë postimi i plotë i tij

NUK KA PROVA! NUK KA PROVA!
LULZIM BASHA KERKON TE FSHEH IMUNITETIN UNIK PER TE MOS U GJYKUAR KURRE, KESHTU!

Prova?
JA KU JANE E JA BEJNE MUUUU!

Nuk jane letra bakalli,
jane dokumenta zyrtare te depozituara ne agjencine me serioze ne bote;
Jane me firme te Nik Muzin e Lulezim Bashes.

Prokuroret e gjykatesit ne Tirane nuk kane lejuar te hetohet e gjykohet rreth tyre!

Zero! Kur nuk hetohet nuk ka prova, afermendsh!

Por ne zyra amerikane ato jane, jane publike-ne dallim nga ketu, i shohin e i marrin te gjithe.

Prova thote se Nik Muzin njeriu nen kontrate me PD ka deklaruar zyrtarisht, me shkrim se ka marre per llogari te PD 670 mije dollare!

Tani, ose genjen ai nen betim dhe pergjigjet ne Amerike per kete,
ose genjejne ketu Lulzim Basha e zarat e tij dhe kane imunitet e as hetohen e as gjykohen.

Provat ja bejne muuuuu,
imuniteti ndaj drejtesise nuk i ben te padukshme!

KRIM I RENDE ELEKTORAL ESHTE KY APO JO?!

Ndërkohë me po të njëjtin mënyrë ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS z. Balla në rrjetin social facebook, duke publikuar edhe ai dokumentin e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Më poshte postimi i plotë i tij

Për ta kuptuar dosjen “Basha”, shikojini me kujdes këto dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

A janë këto kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763?
👉
dokumenti i parë (foto)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.