Punimet me ritëm të përshpejtuar, ja si duket sot kompleksi i Partizanit (Foto)

Punimet në Kompleksin Sportiv dhe stadiumin e “FK Partizani” vijojnë me ritme të larta. Aktualisht po realizohet porta e hyrjes qendrore të kompleksit dhe stadiumit. Drejt përfundimit të plotë është sistemi qendror i kullimit të ujërave të stadiumit dhe gjithë kompleksit sportiv.

Janë prodhuar elementët konstruktivë metalikë për mbulimin e Tribunës B (përballë), ndërkohë po përfundon mbulimi tërësisht i tribunës qendrore, shkruan “Supersport”.

Vazhdojnë punimet cilësore për infrastrukturën e brendshme të ambienteve të tribunës qendrore.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.