Pas divorcit të bujshëm me Johnny Depp, aktorja e famshme puthje pasionante me një femër (FOTO)

Pas ndarjes së bujshme me aktorin e famshëm të “Hollywood”-it, Johnny Depp, Amber Heard është fotografuar duke u puthur me të dashurën e saj të re, Bianca Butti.

Kjo e fundit ka qenë e diagostikuar me kancer në gji në vitin 2015 dhe sëmundja iu rikthye në mars të 2019-s.

“Daily Mail” ka publikuar disa fotografi të tyre teksa ecin dorë për dore dhe puthen teksa largohen nga një hotel në Kaliforninë Jugore.

Më pas 33-vjeçarja dhe 38-vjeçarja janë kapur sërish bashkë në një makinë “Ford Mustang”, ku edhe aty nuk i ndalën puthjet.

Nga ana tjetër kujtojmë se aktorja e njohur, Amber, ka qenë shumë e hapur për biseksualitetin e saj, si privatisht me familjen dhe miqtë e saj, dhe publikisht në media. Ylli i filmit “Aquaman”, ka pasur një lidhje 4-vjeçare me fotografen Tasya van Ree.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.