Njihuni me 8-vjeçarin që punon 12 orë në ditë në minierë për telefonat tanë (Foto)

A e keni menduar ndonjëherë sesi prodhohen bateritë e telefonave?

Sipas një investigimi nga rrjeti “Sky News”, fëmijë shumë të vegjël duke nisur nga mosha 4-vjeçare detyrohen që të punojnë në minierat e Kongos, nga ku nxirret kobalti, i cili përdoret për prodhimin e telefonave të cilësuar si smartphone-s (të mençur). Njëri prej tyre është edhe Dorseni, 8 vjeç.

Kobalti është përbërësi thelbësor i baterive të telefonave të mençur. Me anë të tyre kompanitë e fuqishme të produkteve teknologjike “Apple” dhe “Samsung”, përfitojnë miliarda para. Ndërsa personat që gërmojnë për orë të tëra në miniera për nxjerrjen e këtij minerali nuk përfitojnë më shumë se 8 cent në ditë. Në të gjitha minierat e vizituara, ekipi i “Sky News”, gjeti duke punuar qindra fëmijë, në kushte mjaft të vështira pune dhe duke vendosur në rrezik jetën e tyre.

Dorseni tregon se si filloi punën në minierë; ai u shpreh se nevoja e detyroi që të punonte në to. Pasi ai dhe familja e tij po jetonin në kushte të vështira ekonomike duke i munguar në të shumtat e rasteve dhe produktet ushqimore. Shoku i tij Richard i moshës 11 vjeç u shpreh se ndien shumë dhembje në pjesët e trupit si pasojë e punës së lodhshme që ata kryejnë. Edhe pse jemi në 2020-tën, këta punëtorë trajtohen ende si skllevër.

Detyrohen të hapin tunele me pajisje rrethanore dhe në të shumtat e rasteve rrezikojnë të mbesin në rrënojat e tuneleve, pasi ato rrezikojnë shembjen sidomos gjatë reshjeve të shiut.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.