Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Më në fund”/ Eduart Ndocaj operohet në Itali, bashkëshortja ka dy fjalë për mjekët shqiptarë... (FOTO)

Ish-deputeti i njohur, Eduart Ndocaj, i është nënshtruar një operacioni në Itali. Ky lajm është bërë i ditur nga bashkëshortja e tij, Valentina.

Kjo e fundit ka publikuar në rrjetet sociale një foto të Ndocajt dhe falenderon mjekët për punën që kanë bërë.

Në postimin e saj, ajo tregon gjithashtu se në operacion ka marrë pjesë edhe një doktor shqiptar. Me keqardhje, shkruan se në Shqipëri mjekëve nuk u jepet mundësia që të zotërojnë punën e tyre.

?Finalmente! Një falënderim të veçantë për doktorin shqiptar që mori pjesë në operacionin e bashkëshortit tim këtu në Morciano di Romagna, por e them me keqardhje për vendin tim, si nuk u jepet mundësia dhe kushtet doktorëve që të zotërojnë punën e tyre në vendlindje. Janë aq të zotë mjekët tanë nëpër botë se u jepet mundësia të zotërojë punën dhe të vlerësohet. Se për mjekësi që ka ngelur, Shqiperia ia kalon Afrikës. Zot, ndihmoji shqiptarët, kudo që ndodhen!?, shkruan bashkëshortja e Eduartit në postim.

[gallery ids="936080,955273,936074,936072,936070,962052,884923,884921,224782,955278"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore