Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Kush është Endrit Dokle, që lirimin nga burgu e kërkoi edhe në Gjykatën Kushtetuese

Endrit Dokle është një emër mjaft i njohur i botës së krimit. Me shumë precedentë dhe karrierë të pasur kriminale, emri i tij është lakuar në të gjitha rasat e mundshme në media dhe dosje drejtësie.

Endrit Dokle, anëtar i "Bandës së Durrësit", së bashku me 16 persona të tjerë, pjesë e bandës famëkeqe janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

Banda kriminale me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit. Sipas Prokurorisë, banda është autore e një sërë vrasjeve të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit.

Ndërsa në vitin 1999 pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë më 22 gusht në zonën e Plazhit.

Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durrësit. Ndër vrasje të tjera është edhe e Ervin Lames, më 14 janar 2002, në Lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit.

Pas vrasjes së Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Dokles akuzohet për vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005, në Tiranë. Kufoma e Gashit u hodh në fshatin Romanat të Durrësit.

Ndërsa më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit "Qemal Stafa", Ilir Koldashin. Për qëllimet e tyre, drejtuesit e "Bandës së Durrësit" përdornin edhe vrasës me pagesë.

Ndërkohë, pas arrestimit Endrit Dokle kërkoi lirinë nga Gjykata Kushtetuese, e cila në fakt përmes një vendimi të vitit 2017 thuajse ia shoi të gjitha shpresat të dënuarit me burgim të përjetshëm.

Endrit Dokle kërkonte shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për rigjykim, duke pretenduar se në procesin ndaj tij ishin kryer shkelje të shumta procedurale. Ai argumentonte më tej, se gjykata supreme kishte refuzuar padrejtësisht shumë kërkesa të tij, që i konsideronte të ligjshme dhe që ndryshonin tërësisht thelbin e çështjes.

Kushtetuesja në atë kohë pasi mori në shqyrtim kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm, vendosi të rrëzojë kërkesën duke arsyetuar se vendimi i Gjykatës së Lartë, nuk është marrë në shkelje të rënda të procedurës sikurse pretendohej.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore