Krah Monica Bellucc-it, Alketa Vejsiu do të prezantojë “Sanremo 2020″ (FOTO)

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, pak më parë ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm shumë të rëndësishëm që lidhet me karrierën.

Në një postim në “Instagram”, Alketa ka zbuluar se do të jetë edhe ajo pjesë e festivalit të njohur në Itali, “Sanremo”. Ajo do të jetë prazantuese krah edhe disa prej emrave më të njohur në Itali si Monica Belluci, Antonella Clerici, Mara Venier e shumë të tjera.

“Po qaj me lot gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës time! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, shkruan Alketa mjaft e entuziasmuar në “Instagram”.

Këtë vit festivali i rëndësishëm i muzikës në Itali “Sanremo” do të mbahet nga data 4 deri në 8 shkurt.

Mediat italiane kanë shkruar për përzgjedhjen e prezantueses shqiptare dhe thonë se ajo përveçse e bukur është perfeksioniste dhe meriton te jetë krah emrave të rëndësishëm.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.