“Ja kështu…”/Topalli thumbon Bashën: Pasi pushoi ‘çështjen gjykata’, rikthehen në krahët e njëri-tjetrit

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe një ndër figurat e vjetra të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka reaguar pas tryezës së parë të palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Topalli shkruan se kundërshtarët u rikthyen sërish në krah të njëri-tjetrit, pasi gjykata pushoi çështjen, duke nënkuptuar me këtë vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pushuar hetimin për falsifikim ndaj Lulzim Bashës.

“Ja kështuuu … pasi pushoi “çështjen gjykata” … rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit”, shkruan Topalli.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.