Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Godina 'prek' qiellin, njihuni me hotelin më të lartë në botë (FOTO)

Dubai që është një qyteti i njohur për ndërtesat e larta, pritet të jetë "shtëpia" e hotelit më të lartë në botë ? Ciel Tower.

Ky hotel në rrugën Sheik Zayed është i lartë plotë 360 metra, dhe është interesant se Dubai tashmë është "shtëpia" e tashmë gjashtë hoteleve më të larta në botë ? JW Marriott Marquis Hotel Tower 1, JW Marriott Marquis Hotel Tower 2, Rose Rayhaan by Rotana, Burj Al Arab dhe Emirates Toeer 2.

Gara për ndërtesa të larta në këtë vend filloi në vitin 1999 kur u hap Burj Al Arab, hotel ky që ishte 321 metra i lartë dhe konsiderohej më i larti në botë.

Ndërkaq hoteli i ri që nuk ka konkurrencë sa i përket lartësisë është dizajnuar nga kompania Norr. Ndërtimi i këtij hoteli pritet të përfundojë në vitin 2023 dhe do të ketë 1,042 dhoma dhe apartamente të shpërndara në 82 kate.

Karakteristikë e këtij hoteli është platforma e xhamit ? Sky Terrace, që i mundëson vizitorëve pamje prej 360 gradë mbi qytetin e bukur në Lindjen e Mesme.

[gallery ids="962151,962149,962143,962144,962145,962146,962148,962147,962150"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore