Ekspertët japin alarmin: Përdorimi i antibiotikëve del jashtë kontrollit

Përdorimi i tepruar i antibiotikëve në trajtimin e sëmundjeve që nuk kërkojnë trajtim të tillë është i përhapur në të gjithë botën. Disa vende janë duke kërkuar mënyra për ta ndaluar këtë fenomen, i cili po del jashtë kontrollit.

Australia kohët e fundit ka filluar një program të rezistencës së antibiotikëve, i vendosur nga Suedia në 1995, nën emrin “Strategjiia kundër Rezistencës ndaj Antibiotikëve” (STRAMA), i cili ka dhënë rezultate të shkëlqyera. Në periudhën e viteve 1992 dhe 2016, Suedia e uli numrin e terapive me receta antibiotikësh në masën 43 për qind, ndërsa mes fëmijëve nën katër vjeç, përdorimi i antibiotikëve me recetë u zvogëlua deri në 73 për qind. Kështu, trajtimi me kete mjekim në Suedi është sot në nivelin e tij më të ulët krahasuar me vendet e OECD, si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët.

Mënyra e vetme për të luftuar rezistencën e antibiotikëve është zvogëlimi i përdorimit të tyre, thonë ekspertët. Në Suedia ka dhënë efekt dhe një tjetër metodë: një administrim i vonuar i ilaçit. Mjekët atje këshillojnë të pritet pak sesi do zhvillohen simptomat, përpara se antibiotiku të administrohet. Verifikimet treguan se pas vonesës së administrimit, vetëm 31 për qind e pacientëve filluan t`i përdornin vërtet antibiotikët.

Ekspertët pajtohen në masë të madhe me faktin që rezultatet e përgjithshme ndikohen ndjeshëm edhe nga fushata publike, domethënë rritja e vetëdijes mes mjekëve, farmacistëve dhe pacientëvese përdorimi i antibiotikëve nuk kërkohet në çdo infeksion.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/









LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.