Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ekskluzive/ Priten sërish arrestime në Tiranë, ja prokurorët e dosjes “Tërmeti 2019”

Hetimet për pasojat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit kanë hyrë në fazën më intensive. Veprimet hetimore që janë kryer në dosje të shumta të firmave të ndërtimit, zyrtarëve, urbanistëve, arkitektëve apo edhe qytetarëve që kanë bërë shtesa e ndërhyrje në apartamente janë tashmë në duart e prokurorëve.

Burime për Gazetën Shqip bëjnë të ditur se priten sërish arrestime për ndërtimet në Tiranë, por pa dhënë detaje se për çfarë kategorie personash bëhet fjalë. E vërteta është se në Tiranë pasojat e tërmetit ishin të shumta, me pallate që dolën të pabanueshëm, e shumë të tjerë që duhen rikonstruktuar pasi paraqesin rrezikshmëri për jetën.

Të dhënat e hetimeve që janë kryer deri tani flasin për 27 urdhër ndalime, mes të cilëve ish-kryetarët e komunave Farkë dhe Kashar. Por prokurorët e dosjes "Tërmeti 2019" Alket Mersini dhe Erjon Ymeraj flasin për arrestime të tjera, duke e çuar në 38 numrin e mandat arresteve për Tiranën.

Në dosje janë vënë re edhe falsifikime firmash, duke qenë kjo një akuzë e re për të arrestuar, apo persona të përfshirë në hetime. Sakaq, pritet që të kryhet një tjetër operacion në shkallë të gjerë për të arrestuar ata persona me mandat arrestimi nga prokuroria, por që nuk kanë rënë ende në pranga. Të akuzuarit për shpërdorim detyre, ndërtime pa leje, falsifikime e të tjera akuza, sipas Policisë janë larguar jashtë vendit, menjëherë pas tërmetit, jo duke menduar fatin e tyre nga Drejtësia, por së pari mungesën e një shtëpie të sigurt për shkak të lëkundjeve që u regjistruan pas goditjes së parë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore