Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dhunë në familje dhe vjedhje, policia arreston 5 persona

Autoritetet kanë vijuar punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka vënë në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u ndalua për veprën penale ?Dhuna në familje?, shtetasi R. Ç., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesën e tij ka kanosur me jetë babain e tij, si dhe i ka kërkuar para duke ushtruar dhunë psikologjike.

Gjithashtu, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u ndalua për veprën penale ?Vjedhja?, shtetasi F. K., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bazë të procedimit penal të vitit 2019 ka rezultuar si autor i dyshuar i vjedhjes së një biçiklete dhe disa pijeve alkoolike në një supermarket.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u arrestua në flagrancë, për veprën penale ?Dhuna në familje?, shtetasi G. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim F. O., 20 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale ?Vjedhja?.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim I. Sh., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale ?Dhuna në familje?.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore