Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Deri në qershor BE afron më shumë negociatat mes Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor. Ajo tha se nëse samiti BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb do të jetë i suksesshëm, Brukseli tani duhet të bëjë detyrat e tij.

Von der Leyen njoftoi se do të paraqesë një metodologji të zgjerimit brenda dy javësh për të filluar bisedimet për modernizimin e nevojshëm, por gjithashtu për t'u dhënë "miqve në Ballkanin Perëndimor", Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, perspektivën e fillimit të negociatave të pranimit.

"Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor. Kroacia e di më mirë se çfarë do të thotë forca e perspektivës europiane" tha Von der Leyen. "Është veçanërisht e rëndësishme që të ruhet momenti në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet Samiti i Zagrebit.

Nëse duam që ky samit të jetë i suksesshëm, duhet t'i kryejmë detyrat tona tani", tha Von der Leyen. Ajo theksoi se duhet mundësuar nisja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sepse, sipas saj, këto dy vende e kanë kryer pjesën e tyre të detyrimeve dhe se tani i takon palës europiane të përmbushë premtimin e saj.

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç tha se shpreson që Samiti i Zagrebit të jetë në gjendje të dërgojë një mesazh për partnerët në Europën Juglindore, të cilët, sic tha ai, janë ende në një lloj lobi europian. "Nëse vazhdoni të zbatoni reforma dhe nëse i përmbushni të gjitha kriteret, perspektiva juaj europiane nuk do të vihet në dyshim dhe do të mirëpriteni," ka thënë Plenkoviç.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore