Çfarë po planifikon opozita? Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës

Ditën e sotme, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe ish-kreu i grupit parlamentar të partisë, Petrit Vasili, kanë shkuar në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha.

Takimi në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet për situatën politike dhe aksionin opozitar, shkruan “shqiptarja.com”.

Opozita jo parlamentare është në përfundim të draftit me propozimet e saj për reformën zgjedhore, ndërsa ky proces është duke u zhvilluar edhe në Kuvend në komisionin e posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.