Babai i Novak Gjokoviç: Kosova për ne është si Jeruzalemi për Izraelin!

Tenisti serb, Novak Gjokoviç, në një video të publikuar në rrjete sociale është dëgjuar teksa këndon këngë nacionaliste serbe në të cilat përmendet edhe Kosova. 

Një gjë e tillë e ka irritur ambasadorin e Kosovës në Bullgari, Edon Canën, i cili e ka quajtur Gjokoviçin primitiv, nacionalist dhe shovinist. Ndaj deklaratave të ambasadorit Cana ka reaguar Srdjan Gjokoviq, babai i tenistit  serb, duke thënë se djali i tij është nacionalist dhe se “Kosova është Serbi”, thotë Gazeta Express.

“Novaku është një nacionalist, sigurisht, ashtu sic jam edhe unë dhe shumica e njerëzve në këtë vend. Nuk është gjë e keqe.

Ne i duam njerëzit tanë dhe vendin tonë, por ne nuk i urrejmë të tjerët dhe vendet tjera. Vendi ynë, dhe ju e dini, është tokë e shenjtë, sic është është për izraelitët Jerusalemi. Ne do të jemi gjithmonë me Kosovën. Kosova do të jetë gjithmonë zemra e Serbisë. Ashtu si tani, do të jetë gjithmonë”, ka thënë Srdjan Gjokoviq në një intervistë për televizionin serb Tv Prva.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.