Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

72-vjeçari shqiptar ndërroi jetë teksa bënin s*ks, çfarë tha e reja që ishte me të

Në mesditën e 8 janarit të këtij viti në një motel në Gjilan u gjet i vdekur një person i moshës 72-vjeçare. Ai, aty, kishte shkuar me një vajzë, mosha e së cilës nuk ishte më e madhe se 30-vjeçe.

Kjo grua e cila është nga rajoni i Gjilanit, kohë pas kohe me persona të ndryshëm frekuentonte motelet kosovare.

Por një fat i keq, atë e gjeti me 72-vjeçarin. Derisa kishin qenë duke kryer marrëdhënie intime, ai ka ndërruar jetë.

Në deklaratën e saj ajo ka thënë:

“Kemi qenë duke kryer marrëdhënie seksuale në dhomën e hotelit. Por ai në një moment ra në dysheme. Unë kur e kam pa ashtu, jam frikësuar edhe kam ikë nga moteli. Aty kemi shkuar të dy me vullnet”.

Në pyetjet e policisë se nëse i moshuari në praninë e saj kishte pirë ndonjë medikament mjekësore, ajo ishte përgjigjur se në praninë e saj ai nuk kishte konsumuar medikamente.

“Jo, sa unë kam qenë aty, nuk e kam pas nëse ka pirë ndonjë medikament mjekësor ose diçka tjetër”, ka deklaruar ajo.

Policia e Kosovës po e heton si vdekje të dyshimtë./Ekspres/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore