Shpallen nominimet për çmimet Oscar, ja filmi që kryeson listën

Akademia e Arteve dhe Shkencave në Shtetet e Bashkuara shpalli nominimet e filmave në 24 kategori për çmimet Oscar, për të nderuar përkushtimin e bërë në fushën e filmit gjatë vitit 2019.

Në krye të listës është Joker, I cili rezulton I pari në 11 kategori, duke përfshirë atë të filmit më të mirë, aktorit më të mirë dhe tetë çmimeve të tjera. Tre filmat që e pasojnë: The Irishman, 1917 dhe Once Upon a Time… in Hollywood, kanë secili nga 10 nominime. Falë kësaj liste, shpresa për të rrëmbyer statuetën e aktorit më të mirë, kanë edhe Antonio Banderas e Leonardo DiCaprio.

Kathy Bates, Scarlett Johansson e Margot Robbie, do të luftojnë për tu shpallur aktoret më të mira të vitit. Edhe sivjet, ashtu sic ndodhi vitin e kaluar, çmimet do të ndahen nga aktorët, sepse nuk do të ketë një moderator. Ceremonia e 92-të e Academy Awards do të mbahet mes dëshirave, shpresave e shkëlqimit në 9 shkurt në Teatrin Dolby të Los Angeles.

Eventin, që një vit më parë u ndoq nga plot 29.6 milionë persona, do ta transmetojë live American Broadcasting Company. Çmimet Oskar janë më të rëndësishmet në kinematografi dhe ndahen në Hollywood që nga viti 1929.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.