Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Shoku e akuzon për përdhunim, mohon krimin dhe rrëfen lidhjen me viktimën Drita Saliaj

Një nga 3 të akuzuarit për vrasjen e saj, Ervis Zotaj, i cili akuzohet nga një prej të rinjve se ka përdhunuar viktimën, ka mohuar kategorikisht që të ketë lidhje me ngjarjen.

Në dosjen hetimore, të siguruar për ‘BW’ nga gazetari Ervis Kuçi thuhet se Zotaj ka pohuar se e njihte 51-vjeçaren, por se nuk kishte lidhje me vrasjen e saj. Ai ka sqaruar para grupit hetimor të çështjes se në datë 4 janar bashkë me babain e tij, shtetasin Syrja Zotaj, kanë shkuar në Ballsh, tek motra e vet, Marsela Lala dhe sipas tij janë kthyer ditën tjetër në Gjerbës, rreth orës 13:00.

Teksa vijon rrëfimin e tij, 26-vjeçari ka pohuar se më 6 janar kishte shkuar sërish me makinë në Ballsh dhe ishte kthyer në banesë rreth orës 15:30, nga ku sipas tij nuk kishte dalë më prej aty deri në momentin kur ka shkuar policia.

“E njoh Sindi Shehaj e kam shok. Për herë të fundit e kam takuar në datën 28.12.2019, në Ballsh. Edhe Luis Saliaj e njoh, por nuk kam shoqëri me të. Për herë të fundit e kam takuar atë në datën 29.12.2019, rreth orës 14:30, tek banesa e tij. Nuk i kam të regjistruara numrat e tyre në telefon”, mësohet të jetë shprehur 26-vjeçari. Ndërkohë, në sallën e gjyqit, Ervis Zotaj mësohet të jetë shprehur se nuk pranon asnjë prej akuzave që rëndojnë ndaj tij. “Nuk e kam bërë veprën që akuzohem. Jam dakord me avokatin”, pohoi para togave të zeza Zotaj.

Detaje tronditëse janë bërë publike nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në 5 janar në një fshat të Mallakastrës. Tre autorët e një krimi makabër, mes të cilëve dy 16 vjeçarë dhe një tjetër 10 vjet më i madh kanë kryer një prej krimeve më të rënda në vend.

Sipas dosjes me materiale hetimore, tre të rinjtë kanë shkuar në shtëpinë e Drita Saliajt, me pretendimin për t’i blerë drogën kanabis sativa, që sipas tyre e kishte në shtëpi. Ata thonë se donin ta merrnin drogë me 50 euro kilogramin, por, po sipas tyre viktima Drita Saliaj e shiste me 200 euro./ BW

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore