Përse po shet Gwyneth Paltrow qirinj që mbajnë emër të pistë!?

Pas diskutimeve mbi pastrimin e pjesëve intime me avull, Gwyneth Paltrow rikthehet sërish në vëmendje për këtë temë, që duket e ka të preferuarën e saj.

Aktorja ka krijuar një qiri që quhet “ kjo mban erën e vaginës sime”. Qiriri që i ka bërë të gjithë të flasin për të, kushton 58 paund. Për disa, është thjesht çështje egoje. Të tjerë e shohin si një lojë të fortë marketingu.

Dhe duket ka ndezur kureshtje. Moderatorja mjaft popullore britanike, Holly Willoughby  e tha publikisht se është shumë kurioze dhe kërkon të blejë qiririn debatndjellës. “A mos është e gabuar që dua të blej një” pyeti ajo në emision dhe kolegu ktheu kokën nga ana tjetër.

Ekipi i aktores shpjegoi se gjithcka nisi fillimisht si një lojë, kur një prej tyre, teksa po testonin produktet, disa prej të cilëve kishin aromë frutash, tha: “Uhhh ky paska si erë vagine”, dhe emri ashtu i mbeti. Por aroma në fakt, siç shpjegojnë ata është mjaft e këndshme dhe joshëse.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.