“Kështu është kur e ke burrin e vjetër”/ Ndjekësit kritikojnë Adelinën për tangat e ngritura në mes të dëborës

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, që kur u martua me bashkëshortin miliarder, ka qenë në qendër të vëmendjes dhe shpeshherë është edhe kritikuar.

Përveçse u komentua se nuk është shqiptar, vëmendje mori edhe diferenca e madhe në moshë mes tyre. Lidhur me këtë, Adelina është shprehur se ndjehet femra më e lumtur në botë, përkrah bashkëshortit, dhe në rrjete sociale ekspozon pafund jetën e luksit që bën përkrah tij.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në “Instagram” ku shfaqet e veshur sport dhe me të zeza. Adelina ka pozuar në mes të dëborës, me barkun jashtë, ndërsa ka ngritur intimet lart. Një foto provokuese që ka ngjallur reagime në rrjete sociale.

“Kshu është kur e ke burrin e vjetër dhe s’e kupton Instagramin. Poston kështu fotosh”, shkruan një ndjekëse në foton e Adelinës.

Kjo e fundit e ka lexuar këtë koment dhe ka vendosur që t’i përgjigjet. “E dashur, sa i përket burrit mos ki kaq merak. Kupton më mirë se ty dhe mua. A sa i përket fotos ai ma bëri, mos u merakos po shih familjen tënde dhe burrin tënd, mos i bëjë foto ndonjë tjetrës. Shumë dashuri për ty”, i kthehet këngëtarja.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.