Ish-deputeti Eduart Halimi pajtohet me Lulzim Bashën, kush e pranoi fajin

Në shkurtin e vitit 2018, Eduart Halimi i zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë për qarkun e Beratit dha dorëheqjen, duke dorëzuar mandatin e deputetit. Në atë kohë u fol për një pazar mes Lulzim Bashës dhe një deputeti që vinte pas tij në listë, ndaj kryetari demokrat krijoi ambientin e duhur për ta detyruar Halimin të japë dorëheqjen.

Hamendjet i shoi vetëm Halimi, kur në atë kohë përmes facebook bëri të ditur këtë lajm, teksa shtonte se këtë vendim e kishte marrë pasi do t’i përkushtohej një projekti të së drejtës ndërkombëtare private.

“Për mua ka qënë një privilegj të zgjidhem për të tretën herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve kam kontribuar më përkushtim të plotë në politikë si njeri i çështjeve të drejtësisë.Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një netëork në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot”, shkruante Halimi në atë kohë.

Që prej asaj kohe, ish-juristi që ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Drejtësisë ka mbajtur një profil të ulët në publik, madje, duke mos qenë prezent, as në ato takimet e rëndësishme të demokratëve, pavarësisht se tashmë nuk ka më asnjë status tjetër.

Por, duket se mes Lulzim Bashës dhe Eduart Halimit është rikthyer paqja. Sot ka qenë në krah të Lulzim Bashës për akuzën e këtij të fundit për lobimin rus.

Në daljen e tij për median, Halimi tha se ccështja ishte sajesë dhe se Prokuroria bëri gjueti shtrigash.

“Vendimi i sotëm i gjykatës ishte një vendim drejtësie. U provua pas më shumë se 2 vite hetime nga ana e prokurorisë, se gjithçka ishte një akuzë tërësisht e sajuar, bazuar vetëm mbi spekulime, dhe u vërtetua katërciprisht se nga 2 vjet hetime nuk kishte asnjë lidhje Partia Demokratike dhe nuk kishte asnjë vepër penale.

Nuk ishte shkelur asnjë ligj nga Partia Demokratike dhe as nga zyrtarët e saj, as në Shqipëri dhe as në vend tjetër. U vërtetua katërciprisht se vepra penale nuk ekzistonte, fakti nuk ekziston, dhe vendimi i sotëm është një vendim për tu përshendetur. Pra, ishte një vendim drejtësie. Ky ishte një vendim që rrëzoi tërësisht gjithë akuzën, gjithë gjuetinë e shtrigave që për dy vjet u mbajt në territorin e prokurorisë dhe që u rrëzuan përfundimisht të gjitha akuzat ndaj Partisë Demokratike” – tha Halimi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.