E pabesueshme/ Një shishe verë kushton 40 mijë dollarë, jo për cilësinë, por…! (FOTO)

Nuk ka diskutim që një verë e mirë është edhe e shtrenjtë, por 40 mijë dollarë për një shishe duket pak çmim i lartë. Megjithatë, prodhuesi i verave hungarez Royal Tokaji thotë që prodhimi i kufizuar “Essencia 2008” ia vlen çdo qindarkë.

Vetëm 20 shishe 1,5 litërshe janë prodhuar nga vera e rrallë, e futur në një shishe të dizajnuar nga artisti James Carcass. 18 prej tyre janë nxjerrë në shitje vitin e kaluar, kur edhe u cilësua si vera më e shtrenjtë në botë. Secila prej shisheve vjen me një paketim të veçantë nga të tjerat, duke e bërë secilën shishe të ndryshme.

Deri tani janë shitur 11 shishe dhe me shumë gjasa do të jenë shitur të gjitha deri kur të arrijë data e skadencës, në vitin 2300. Edhe pse vera normalisht përmirësohet me kalimin e viteve, “Essencia 2008” ka një datë skadence për shkak të nivelit të lartë të sheqerit dhe aciditetit. “Essencia” prodhohet nga rrushi i rajonit Tokaj në Hungari, në verilindje të Budapestit dhe përdoren vetëm varietetet më të mira të rrushit.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.