Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Çifti nuk ka frikë nga vullkani, nuk e ndalon dasmën edhe pas shpërthimit (FOTO)

Edhe pse pas tyre shpërtheu një vullkan dhe hiri mbuloi qiellin, një çift nga Filipinet vendosi që të mos e ndërpriste ceremoninë e dasmës.

Ata e kishin orgaizuar ceremoninë 10 milje larg vendit ku ndodhi shpërthimi i vullkanit, por kjo nuk i ndaloi që të festonin. Madje fotografi i dasmës, Randolf Evan, arriti që të fokusonte në aparatin e tij momentin e frikëshëm.

Vullkani Taal, 37 milje larg Manilës shpërtheu të shtunën pasdite duke detyruar rezidentët të evakuoheshin pasi ekspertët  informonin se mund të kishte edhe një tjetër shpërthim.

?E dinim për vullkanin dhe në çdo moment kontrollonim në rrjete sociale për të mësuar se çfarë po ndodhte. Gjithashtu në mëndje na vinte pyetja se cfarë do të bënim nëse do të vinte më e keqja?, tha fotografi Evan për CNN.

Jo vetëm që vullkani nuk e ndaloi ceremoninë, por çifti dhe të ftuarit bënë edhe festën e madhe.

[gallery ids="961479,961480,961477,961091,961108,961102,961092,961094,961093,961105,961099,961095,961098,961106,961101,961100,961103,961104"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore