50 euro për prostitucion me Zogun e Tiranës? Këngëtarja i sqaron të gjitha

Pasi u shfaq në përgjime me “Zogun e Tiranës”, Elda Shabani e njohur ndryshe si “Madonna shqiptare”, ka reaguar sot në emisionin “Shqipëria LIVE” në Top Channel.

Këngëarja, e akuzuar se është pjesë e rrjetit të prostitucionit me Hermes Nikaj, ka thënë se “50 Eurot” e përfolura ishin një lloj “pagese simbolike” që artistët jo shumë aktivë në televizion duhet të bënin, që të siguronin intervista.

“Kam dëgjuar nga Hermesi punën e 50 eurove, por për punë intervistash.Më ka ndodhur mua personalisht. Artistë që nuk janë shumë aktiv në televizion dhe kanë dëshirë të reklamohen nëpër intervista kërkonin ndihmë nga Hermesi.Ishte një lloj pagesë simbolike,” është shprehur Elda sot në “Shqipëria LIVE”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.