Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Plehrat në Porto Romano/ Dako dhe Klosi kundër Ramës për ndërtimin e "Eco Park"?!

Porto Romano është zona më e ndotur në Shqipëri. Edhe pse kjo tashmë dihet, ende është i largët projekti i kryeministrit Rama, i cili që prej muajit qershor të vitit 2018 ka premtuar kthimin e kësaj zone në një park rekreativ për banorët e Durrësit.

Vetë Këshilli Bashkiak i Durrësit, kryetar bashkie i të cilit ishte në atë kohë Vangjush Dako në korrik të vitit 2018 shpalli Porto Romanon si “emergjencë mjedisore”.

Por që prej asaj kohe e deri tani duket se gjithçka ka mbetur në vend. Rama iu rikthye të njëjtit premtim në dhjetorin e vitit që sapo iku. Shefi i qeverisë shqiptare përcaktoi si afat për nisjen e punës në Porto Romano muajin janar, por duket se projekti Eco Park ka “ngrirë”. “Do të ketë një transformim të plotë të mbetjeve në Porto Romano, një kancer, një zonë skandali kombëtar prej vitesh e që do të kthehet, në një park të madh publik të Durrësit, paralelisht me rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti”. - deklaroi Rama.

Por pse po pengohet Eco Park?

Deklaratat e Ramës si për ironi janë bërë në prezencë edhe të Ministrit të Mjedisit Blendi Klosi dhe ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, dy prej personave që tashmë duket qartë se janë më pak të interesuar për të mos u rehabilituar.

Arsyet janë disa, por nuk ka sesi pas tyre të mos fshihen qëllime të errëta, që fillojnë me ministrin e linjës e përfundojnë tek ish-kryebashkiaku. Firmat e ndërtimit të familjarëve të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, ose të vëllait të tij është lehtësisht e kuptueshme që e kanë shumë më të lehtë dhe me shumë pak kosto hedhjen e inerteve në Porto Romano. Dhe kjo pengon projektin e Ramës për ta kthyer në një park rekreativ.

Por edhe "vartësi" i Dakos, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, nuk duket fort entuziast në projektin e Qeverisë për këtë zonë. Për një ministër mjedisi, sfida fillon pikërisht në kujdesin për shëndetin e banorëve, duke ulur nivelin e ndotjes.

Lidhjet me “Gjushin”, ndonjë pazar me kompani pastrimi, apo thjesht ai si ministër ka humbur tërësisht busullën...janë disa nga arsyet që të çojnë të mendosh, se Klosi nuk e do projektin Eco Park në Porto Romano.

Pas dorëheqjes së Valbona Sakos që u votua në 30 qershor, detyrën e mori nënkryetari Zhyljen Varfaj, që njihet mirë si mik i Vangush Dakos. Pra, indirekt kontrolli i kësaj bashkie i është rikthyer zotit Dako, çka nënkupton se ai me "vartësin" tij Klosin, janë pengesa e vetme për Eco Park.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore