Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dhanë dorëheqjen nga frika e vettingut, por marrin ende rrogë nga taksat e shqiptarëve (EMRAT)

Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët kanë dhënë dorëheqjen për t?i shpëtuar vettingut përpara datës 31 mars 2018 përfitojnë 40 deri në 50 për qind të pagës për tre vite me radhë. Subjektet që kanë dhënë dorëheqjen pas këtij afati nuk do të përfitojë pagesë kalimtare.

Ndërsa prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët nuk preferuan që të japin dorëheqjen, por u shkarkuan nga detyra nga komisioni i Vetingut për mosjutifikim të pasurive apo për lidhjet me krimin, nuk do të përfitojnë asgjë.

Kështu parashikohet në vendimin numër 78 të datës 12 dhjetor të vitit 2017 të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili referohet dhe reflektohet në vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për dorëheqjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve rast pas rasti.

Në pikën 43 të vendimit, Gjykata Kushtetuese shprehet se gjyqtarët dhe prokurorët mund të japin dorëheqjen edhe pas afatit 3-mujor nga hyrja në fuqi e ligjit të vettingut, për sa kohë ata janë në detyrë, por pas këtij afati ata nuk mund të përfitojnë pagesë kalimtare.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vendimet e tij përcaktoi 31 marsin e vitit 2018 si datën e mbarimit të afatit 3-mujor nga hyrja në fuqi e ligjit të vettingut.

Tashmë ka një listë të plotë të atyre që kanë dhënë dorëheqjen brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese. Dhe në të bie në sy emri i Erlindi Bashës, vëllait të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Erlindi Basha dha dorëheqjen si ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë në datën 19 mars 2018. Gjysmën e pagës për tre vjet me radhë do ta marrë edhe ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e cila dha dorëheqjen nga frika e vettingut po në datën 19 mars të vitit 2018.  Do të shpërblehet me gjysmën e pagës edhe Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Por ka edhe nga ata që nuk përfitojnë asgjë. Janë ata gjyqtarë dhe prokurorë që iu nënshtruan vettingun në të dy shkallët dhe shpresën e vetme e kanë në Strasburg. Megjithatë, pak optimistë mund të jenë, sepse procesi është ndjekur me imtësi dhe shumë detaje nga monitoruesit ndërkombëtarë.

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj i cili u largua nga drejtësia për t?i shpëtuar vettingut në bazë të vendimit të Kushtetueses, nuk do të përfitojë pagesë kalimtare. Gjithashtu nuk do të përfitojnë pagnesë kalimtare të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ku përfshihen Fatos Lulo, Bledar Abdullai, Shkëlzen Selimi, Elsion Sadiku, Rovena Gashi, Ervin Metalla,  Admir Thanza, Tom Ndreca, Gani Dizdari, Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Besim Trezhnjeva, Altina Xhoxhaj, Besa Nikëhasani, Artan Laze, Luan Kaloçi etj.

Në nenin 56, pika e parë e ligjit të vettingut sqarohet se subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit.

Dhe në pikën e dytë thuhet se pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1 e ligjit "Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore