E pabesueshme/ Miell dhe kokainë bashkë, kapet sasia prej 4.4 tonë

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga autoritetet. Por ajo që e bën të veçantë këtë operacion përveç sasisë së madhe lidhet me faktin se ishte futur në një kontenier që transportonte miell doje.

Kjo është sasia rekord e sekuestruar nga autoritetet uruguajane; ngarkesë kjo më e madhja e kapur në historinë e vendit. Nisur nga çfarë raportojnë mediat lokale, kokaina ishte fshehur në katër kontenierë mielli soje, me një vlerë prej afro 1 miliard dollarë.

Droga u kap gjatë një operacioni të përbashkët mes marinës dhe doganierëve në portin e Montevideos.  Në kontenierin e parë gjendeshin më shumë se 3 mijë pako me peshë 1.1 kg secila.

Mësohet se kokaina do të ngarkohej në anije për të shkuar më pas drejt Italisë.  Ende nuk dihet origjina e kokainës, ndërkohë që ju kujtojmë se rekordi i mëparshëm i kokainës së kapur u vendos në muajin nëntor, ku u zbuluan plot 3 tonë.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.