Drejtuesi i VV Tiranë: Ja loja që po luan LDK për marrjen e kryeministrit

Bojken Abazi, drejtues i vetëvendosjes në Tiranë, deklaroi të enjten në emisionin OPEN në Top Channel se LDK synon të marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës në raundin e dytë.

Sipas tij, LDK votoi për Glauk Konjufcën si kryetar parlamenti, për t’i hapur rrugë krijimit të qeverisë në raundin e dytë

“LDK votoi sot për Glauk Konjufcën si kryetar parlamenti sepse duan të marrin drejtimin e qeverisë në raundin e dytë. Kjo është bindja ime personale. Këtë synim kanë patur që prej fillimit se nuk kanë qenë të sinqertë”, deklaroi Abazi.

Sipas ligjit, nëse partia e parë që doli fituese në zgjedhje nuk arrin të formojë qeverinë, mandate i kalon partisë së dytë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.