Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

A ka krizë politike në Kosovë?! Çfarë do ndodhë sot me Kuvendin, por pa kabinet qeveritar

Parlamenti i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamamentare të 6 tetorit mblidhet të enjten pasdite. Por mbledhja e gjen atë pa një marrëveshje për ngritjen e qeverisë së re. Por, mbajtja e seancës dhe konstituimi i Kuvendit është vënë në pikëpyetje pasi dy partitë që synojnë formimin e qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk kanë arritur ta finalizojnë marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, është deklaruar se nuk e preferon konstituimin e Kuvendit pa arritjen e marrëveshjes për qeverinë. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, konfirmoi sakaq të mërkurën se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.

Ai nuk i ka shpallur të përfunduara negociatat për qeverinë e re, por tha se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje dhe LDK shkojnë pa marrëveshje.

Ndërkohë, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi citoi nënkryetarin e partisë, Glauk Konjufca, i cili ka deklaruar se “nuk është në interes të Kosovës të bëjmë konstituim të organeve të Kuvendit pa marrëveshje gjithëpërfshirëse edhe për qeverinë”.

Nga ana tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se negociatat nuk kanë dështuar, por sipas tij "ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t'ia hedhur fajin LDK-së".

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore