Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Ekskluzive/ Mjetet e lundrimit mbi 12 metra, që nga prilli i vitit 2017 nuk monitorohen (DOKUMENTI)

Një dokument i dalë nga zyrat e shtetit, i siguruar nga Gazeta SHQIP, ka nxjerrë zbuluar institucionet shtetërore, të cilat nuk arrijnë që të kontrollojnë mjetet e lundrimit mbi 12 metra. Për pasojë, këto mjete nuk janë të kontrolluara, duke rrezikuar hapësirën detare të Shqipërisë.

Një nga marrëveshjet ndërkombëtare është edhe kontrolli i kësaj hapësire, të cilën Shqipëria nuk e zbaton që prej muajit prill të vitit 2017. Nëse faktorët vendas bëjnë shpeshherë deklarata për monitorimin e anijeve të peshkimit, apo edhe të anijeve të tjera, dokumenti i publikuar nga Gazeta SHQIP thotë se këto anije, mbi 12 metra, që fare mirë mund të transportojnë edhe lëndë të ndaluara, janë të pa kontrolluara nga autoritetet.

Në fakt, prej 10 vitesh, shteti shqiptar ka ngritur një Qendër Ndërinstitucionale Operacionale Detare në Durrës, e cila është qendër kombëtare për vëzhgimin, monitorimin dhe kontrollin e hapësirës detare. Sipas dokumenteve shtetërorë, kjo qendër u ngrit si një domosdoshmëri për kontrollin e hapësirës detare, e cila gjeti mbështetje të Qeverisë Shqiptare dhe Bashkimit Europian, bazuar në Sistemin e Menaxhimit të Integruar të Kufijve dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

Misioni i saj është bashkëpunimi dhe koordinimi i të gjithë institucioneve përgjegjëse që kanë interesa në det, me qëllim monitorimin e hapësirës detare, manaxhimin dhe kontrollin e kufijve, sigurimin e jetës në det, mbrojtjes së mjedisit, nëpërmjet organizimit, planëzimin, koordinimit dhe drejtimit të të gjitha operacioneve detare, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Por, situata aktuale është alarmante! Monitorimi i anijeve të peshkimit, por jo vetëm, realizohet nëpërmjet sistemit të monitorimit të anijeve VMS. Ky sistem është satelitor i mbyllur që transmeton të dhënat e anijeve të peshkimit çdo dy orë kur janë në lëvizje dhe çdo 4 orë kur ato janë të ankoruara në port.

"Sistemi VMS ka përfunduar implementimin në vitin 2011 dhe aktualisht ka nevoje që në mënyrë emergjente të investohet në përditësimin dhe mirëmbajtjen e tij. Në total janë 220 anije peshkimi mbi 12 metra, nga të cilat 199 janë aktive" thuhet në dokument.

Por, më flagrante janë radhët në vijim të këtij dokumenti: Që prej muajit prill 2017 nuk transmetojnë asnjë sinjal në qendrën e kontrollit, në kundërshim me ligjin dhe shkeljes flagrante të kushteve ndërkombëtare.

Mësohet se ky sistem është instaluar fillimisht në vitin 2011 si donacion i BE- së por dhe si një nga kushtet për t?u plotësuar nga shteti jonë pjesë e 5 kritereve për çeljen e negociatave dhe e anëtarësimit nga BE-ja.

"Ky sistem tashmë është i vjetëruar dhe ka limite në funksionalitete, por edhe pajisjet janë me parametra të ulëta dhe të amortizuara nga koha"-thuhet në dokument.

Sipas dokumenteve, nëse do të bëhet një sistem i ri, për të cilin janë tenderuar rreth 2 miliardë lekë të vjetra, synohet që të monitorohen aktiviteti i peshkimit nga autoritetet përkatëse. Por, në mes rreshtave të këtij dokumenti, ky sistem do të monitorojë dhe dokumentojë "të plotë aktivitetin kufitar nga ana e autoriteteve të Ministrisë së Brendshme".

Pra, ky dokument nxjerrë zbuluar pikërisht vetë shtetin shqiptar, që prej më shumë se dy vite e gjysëm, nuk arrin që të kontrollojë anijet mbi 12 metra. Krahas akuzave për fikjen e radarëve, duket se edhe mosfunksionimi i këtij sistemi ka sjellë "lulëzimin" e aktiviteteve të paligjshme, pasi anijet mbi 12 metra fare mirë mund të kalojnë përtej Adriatikut dhe Jonit.

KLIKO KËTU PËR DOKUMENTIN E PLOTË

[gallery columns="1" ids="949379,949380,949381,949382,949383"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore