
S`ka dritë jeshile për qeverinë në Kosovë, as VV nuk tërhiqet nga presidenca
Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, i ftuar në studion e Report Tv ka deklaruar se duke marrë parasysh figurat që janë në krye të shtetit sot, duke filluar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, është vendim i drejtë që ata nuk marrin pjesë në samitin e Mini-Schengenit. Abazi ka thënë se ata "kanë shitur" me pazare vendin e tyre.
Ndryshe nga ata, shprehet Abazi, Kurti në atë takim do i bënte disa gjëra ta qarta Serbisë, më kryesorja reciprocitetin. Ndërkohë, kur kanë mbetur më pak se 72 orë për krijimin e qeverisë së re, Abazi akuzoi LDK-në se po bën një lojë të pisët, duke shtuar se kërkesa e kreut të kësaj forcë politike, Isa Mustafa për të marrë postin e presidentit është më tepër shkak për të prishur koalicionin.
"Dhe po të donin, nuk ia japim dot se s?kemi aq vota sa për të zgjedhur presidentin. Mua më duket më shumë se shkas për ta prishur koalicionin. Vjosa Osmani është tërhequr, Isa Mustafa pretendon postin e presidentit, që edhe po të donim nuk ia japim dot. Edhe Bundestagu na e ka thënë që qytetarët kanë zgjedhur një qeveri të re, jo presidentin", ka thënë ai.
"Mund të jetë edhe një lloj presioni nga LDK. Ne kemi qenë zemërgjerë që lëshojmë pe për vendin e portit të kryetarit të Kuvendit. Mundet LKD të bëj koalicion me të tjerët ose mundet që të shkojmë në zgjedhje. Lojë e pisët që po luhet. LDK të reflektojë, të krijojmë një qeveri të re që e kanë votuar qytetarët", përfundoi Abazi.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Studimi: Ja personat që janë më të rrezikuar për simptoma të rënda të COVID-it

Bëni kujdes! 9 vendet ku nuk duhet të shkoni kurrë pa dezinfektant me vete

Video/ Operacioni i vështirë, i sëmuri me Covid pëson trompozë në enët e gjakut
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
