Maqedonia e Veriut/ Zaev: Nuk është çudi që zgjedhjet të shtyhen!

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev deklaroi se zgjedhjet e caktuara të mbahen në 12 prill mund të shtyhen. Kuvendi mund të mos shpërbëhet në mesin e shkurtit në rast se nuk miraton paraprakisht ligjet që janë në dobi të qytetarëve është shprehur ai.

“Ligjet thelbësore, mosmiratimi i të cilave pengon pensionet, sigurimet shoqerore, rritjen e pagave, gjithë atë që nënkupton jetë për qytetarët, atëherë zgjedhjet edhe mund të shtyhen. Nuk e them këtë sot si  kërcënim, sepse përgjegjësia e çdo deputeti pavarësisht nga pushteti apo opozita është përgjegjësi edhe e Qeverisë, pushtetit lokal dhe gjithë të tjerëve që e marrin rrogën nga qytetarët.

Unë nuk e dëshiroj shtyrjen e zgjedhjeve, e kam përsëritur pafund se  zgjedhjet nuk duhet të shtyhen por njëkohësisht detyrimi i parë janë qytetarët. Detyrimi i dytë edhe politik është që të mos lejojmë të frenohet interesi i qytetarëve, kjo është më e rëndësishmja, është shprehur Zaev.

Në Maqedoninë e Veriut është vendosur që diskutimi publik për ndryshimin e Kodit zgjedhor të organizohet jashtë institucionit ligjvënës. Propozimi për një njësi zgjedhore kundërshtohet nga dy partitë më të mëdha parlamentare BDI dhe VMRO me 6 mijë amendamente.

Ndërkohë kryeparlamentari Xhaferi kishte deklaruar se nuk ka bazë në Rregullore për organizimin e diskutimit publik në Kuvend, për ligjet me procedurë të shkurtuar.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.