Moti do të egërsohet me borë dhe shi, ja parashikimi për të gjithë javën  

Borë, shi dhe mot i kthjellët. Kështu do të jetë moti në ditët në vijim. Java do të nisë me reshje shiu të herëpashershme. Siç njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, në majat e maleve në veri e verilindje do të ketë edhe reshje bore. Prej pasdites së të hënës, reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin, për t`ja lënë vendin kthjellimeve. Në zona të izoluara malore, gjatë së enjtes e së premtes parashikohet borë e dobët.

Kjo situatë, do të pasohet nga rënie graduale e temperaturave, që do të kulmojnë të premten. Duhet patur kujdes në zonat malore nga ngricat.

Era e vrullshme, do të jetë e pranishme gjatë së hënës në zonat bregdetare dhe në alpe me drejtim kryesor nga veriperëndimi. Më tej, era do të ketë drejtim juglindje e veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdetin jugor./shqiptarja

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.