Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Nga paketa anti-shpifje tek shkarkimi i Malajt, ja 'çështjet e nxehta' që diskutohen sot në Kuvend

Sot Kuvendi do të zhvillojë një prej seancave 'më të nxehta', pasi në rend ditë janë disa pika që kanë shkaktuar debat në opinionin publik.

Pika më e debatuar është paketa anti-shpifje. Pas miratimit në tërësi në Komisionin e Ligjeve, sot pritet të kalojë në seancën plenare për miratim  paketa e njohur si paketa e  “anti-shpifjes”.   Kjo lëvizje e re e maxhorancës është kundërshtuar  nga mediat dhe gazetarët, të cilët kanë pohuar se nuk ka nevojë për ligje ekstra, por kanë këmbëngulur, që mediat elektronike duhet të aplikojnë parimin e vetërregullimit.

Ndërkohë do të diskutohen edhe Projektligji i buxhetit 2020, paketa fiskale, rivlerësimi i pasurisë, propozimi për shkarkimin nga detyra të Arben Malaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankë së Shqipërisë, projektligji i fiskalizimit, krijimi i ministrisë së Rindërtimit dhe emërimi në krye të saj i ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj, dekreti i presidentit për kthim për rishqyrtim të projektligjit për Korporatën e Investimeve Shqiptare si dhe projektligji i Investimeve Strategjike do të diskutohen në seancën e sotme Parlamentare.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore