
"Kush foli, jeni për tek 5-sa", Gjuzi sherr me socialistët: Ju qeshni se jeni grabitës dhe vrasës
Deputeti i Kuvendit Kujtim Gjuzi teksa foli në Kuvend për paketën anti-shpifje, hodhi akuza ndaj kryeministrit duke i thënë se kjo paketë synon të dënojë fjalën e lirë dhe gazetarët. Ai paralajmëroi kryeministrin se shqiptarët nuk do të votojnë më në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.
"Kush foli, çfarë kishe, a keni mundësi ju socialistët të heshtni. Nuk kemi ardhur për të bërë estradë jashtë parlamenti. Ju qeshni se jeni grabitës dhe vrasës dhe pasardhës të një partie kriminale. Le të thonë portalet ç'të duan për zonjës Spiropali. Aq më shumë nëse është mashkull. Ai që merret me bebet në bark, ai nuk është shqiptar. Edhe unë jam përfolur nga këto portale. Ju doni t?i regjistroni se doni t?i kontrolloni. Kryeministri nuk ka shans për të pasur mandat tjetër. Ne nuk ju vramë kurrë, ju falëm, sepse u konsiderojmë vëllezër. Ata do të marrim gjoba, ne do bëjmë amnisti sapo të vijmë në pushtet. Ju jeni hajdutë, prandaj qeshni. Reformën në drejtësi e vonuan tre vjet, konservatorët e kishin paralajmëruar këtë, por sot nuk e vonon më.
Zonja nënkryetare, doni të na mbyllni gojën, ne gojën nuk na e mbyllni dot. Kryeministri ta vë mendjen në mësim, sepse e ka rrezikun afër në konceptin juridik. Paketa anti-shpifje është paketa e ligjit "agjitacion dhe propagandë" për të dënuar gazetarët. Mos u bëni për të shkuar te 5-a, sepse do të bëheni gaz i botës. Një pjesë e juaja, ata do të kenë mendjen në mësim, ndryshe janë të rinj dhe do ta provojnë se ky vend nuk të harron. Kur ju vratë njerëz në 97, iku kontrabanda, jeni marrë me kontrabandë të Marlboros. Mos u merr me median. Ke edhe një vit e gjysmë kohë, hajde ta bëjmë qeverinë akademike"-tha Gjuzi.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Video/ Biden telefonon kreun e NATO-s: Do të zbatojmë fort nenin 5, rrit...
Historia e plotë >
Hartat/ Protokolli i Firences, si duhet të veprohet për ndarjen e detit ...
Historia e plotë >
Vaksina anti Covid, kreu i OBSH me mesazh të fortë: Duhet një shpërndarje e drejtë

Greqia shtyn vendimin për bllokimin e kufirit me Shqipërinë deri në...

COVID/ Rritet numri i personave të shtruar në spital dhe i pacientëve në terapi intensive
Biznes

Rusia "hakmerret" ndaj Shqipërisë, dyfishon taksën e grurit
Historia e plotë >
Fiskalizimi, Denaj në Berat: Nuk do të shohim më tatimorë nëpër kafene
Historia e plotë >

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >