Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Gramoz, mohoje që e ke krushk Bashën”/ Kujtim Gjuzi sulmon Ruçin: Nuk të fusim në burg se...

Në seancën e sotme plenare, deputeti Kujtim Gjuzi ka ftuar kryeministrin Edi Rama që të shkojë në sallën e Kuvendit dhe të flasë për premtimet e tij për investimet publike.

?Ligji për investimet nuk po shohim asgjë, themi do bëjmë aeroportin në Kukës, ku është zoti kryeministër? Nuk është në sallë po e ndjek ai e ndjek. Themi do bëjmë aerodrom, ku është se nuk po shohim gjë? Do dëgjojë se s?bën ai. A ka më kohë kryeministri t?i bëjë këto??

Teksa iu drejtua shqiptarëve nga foltorja e Kuvendit Gjuzi tha se edhe deputetet që janë në Parlament e duan Ramën si kryeministër, sepse në të kundërt do e kishin rrezuar. Më tej, në fjalën e tij Gjuzi tha se PS-në e ka mbajtur prej 30 vitesh në këmbë LSI-ja.

?Meta ju ka mbajt këtu 30 vite po mos ishin ata të dy, Meta dhe Monika dibrania jone, PS s?do ishte shumicë sot këtu. I keni votat për ta shkarkuar presidentin apo nuk doni?

Kryetar i Kuvendit, je nip i Ali Pashë Tepelenës s?mund ta nisim me një orë vonesë, a ka më njeri me të gjuajtur me bojë? Kanë ardhur njerëz të kulturuar sot këtu.

Ralf të lutem, kam konsideratën më të lartë për mbiemrin tënd, ne duhet të vendosim e vendosëm këtu parametra, qoftë baca që është Sali Berisha, qoftë Basha që është dhëndri i kryetarit të Kuvendit, doni s?doni, le ta konfirmojë që s?është kështu.

Thuaj që se kam krushk Lulzim Bashën, jemi për t?i thënë shqiptarëve që ne do bashkëpunojmë të gjithë bashkë e s?mund të na thotë njeri tradhtar.

Ç?rëndësi ka me fut Rucin në burg tani 70 vjeç sa është, po pse ta burgosim?? deklaroi Gjuzi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore