Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Mirush Kabashi vlerësohet me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa”

Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi, është vlerësuar së fundmi me titullin e nderit, ?Doctor Honoris Causa?. Ky çmim iu dha nga Universiteti i Tetovës për meritat dhe kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e artit dhe kulturës.

?Për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e artit dhe kulturës, për përcjelljen e mesazheve universale të veprave artistike nëpërmjet aktrimit të veçantë, për kultivimin e vlerave kombëtare dhe njerëzore, për guximin qytetar dhe intelektual në mbrojtje të lirisë, demokracisë e dinjitetit njerëzor, si dhe për mbështetjen e përhershme të Universitetit të Tetovës?, thuhet në titullin e nderit të Mirush Kabashit.

Kabashi njihet dhe vlerësohet nga publiku për mesazhet që përçon përmes veprave që përzgjedh, pikërisht kur vendin dhe popullin e shqetësojnë ngjarje të rëndësishme për të ardhmen e kombit.

Ndërkohë kujtojmë se aktori i mirënjohur është vlerësuar edhe me tituj të tjerë si ?Artist i Merituar? në vitin 1983, ?Mjeshtër i Madh i Punës? në vitin 1998 dhe me titullin e lartë ?Nderi i Kombit? më 2014.

[gallery ids="147711,193526,942663,942664,942665,942666,942667,942668"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore