Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“45 km i gjatë”/ Turqia zbulon projektin madhështor të “Kanalit të Stambollit” (FOTO)

Turqia planifikon të ndërtojë një kanal gjigant, i cili do të bëjë të mundur që të shmanget ngushtica e Bosforit për anijet e shumta që e përshkojnë çdo ditë.

?Kanali i Stambollit? është parashikuar të kalojë përmes qytetit dhe pritet të ofrojë lehtësime për trafikun detar të anijeve midis Detit të Zi dhe Detit Marmara, në veçanti trafikun e cisternave nëpër Bosfor.

Kanali 45 kilometra i gjatë, që pritet të ndërtohet pjesën perëndimore evropiane të qytetit, parashikohet të rrisë kapacitetin ditor deri në 160 anije.

Qeveria turke thotë se me këtë projekt synon të eleminojë rreziqet që i kanosen ngushticës së Bosforit, qoftë nga aksidentetet apo mbingarkesa, megjithatë, në Turqi kanë nisur kundërshtitë e para nga opozita, e cila paralajmëron për dëme të mëdha mjedisore me ndërtimin e kanalit të ri./ Top Channel

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="941174,941175,941176,941177,941178,941179,941180,941181,941182"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore