Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

U shkarkuan nga vettingu, 4 gjyqtarë të lartë kërkojnë pagat nga shteti

Ish kryetari i Gjykatës së Larte Xhezair Zaganjori dhe tre ish gjyqtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë kanë vendosur të luajnë ?juristash? me institucionet e reja te e reformës në drejtësi.

Pas largimit nga detyra për shkak të vettingut , Zaganjori i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor duke kërkuar respektimin e një ligji që vazhdon të jetë në fuqi prej 23 vitesh dhe që sipas tij ka efekt përsa i takon pagës kalimtare.

Sipas burimeve të Top Channel duke u bazuar në ligjin numër 8097 të datës 21 mars 1996 , ish kryegjyqtari i lartë kërkon që ti paguhen dy paga me argumentin se ligji në fjalë ja garanton pagesën kalimtare në bazë të funksionit që ka patur.

Por të njëjtën gjë Top Channel mëson se kërkojnë edhe ish gjyqtari i lartë Tom Ndreca i shkarkuar nga vettingu e gjithashtu edhe Mirela Fana, e cila dha dorëheqjen nga gjykata supreme sapo ligji i vettingut hyri në fuqi.

Këtë kërkesë mësohet se e ka bërë dhe një gjyqtar i katërt, por emri i tij nuk konfirmohet nga KLGJ. Por burime pranë KLGj tregojnë se kërkesat në fjalë nuk janë marrë ende në shqyrtim si dhe nuk janë futur në axhendën e mbledhjeve të qeverisë së gjyqësorit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore