Plagoset me armë brenda në banesën e tij 67-vjeçari (Emri)

Një person dyshohet se ka plagosur vetën në fshatin Fshat të bashkisë Klos. Ngjarja ka ndodhur në banesën e këtij të fundit raporton policia.

Personi i lënduar është Gëzim Zhuku, 67 vjeç. Ai dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu.

Klos/ informacion paraprak

Në fshatin Fshat, Bashkia Klos, në ambientet e banesës së tij shtetasi G.Xh, 67 vjeç, dyshohet se ka qëlluar veten me armë gjahu, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.