Olsit nuk i pushojnë lotët, tregon çastet e fundit me Rezartën (Fotot)

Olsi Hajdari thotë se nuk mban mend asgjë sesi ndodhi tragjedia, ku humbi jetën, Rezarta, nusja e tij; vetëm pesë ditë pas dasmës.

27-vjeçari tashmë e ka kaluar rrezikun dhe e ka lënë spitalin. Ai është kthyer në shtëpi, ndërsa lotët nuk i pushojnë, siç shihet edhe në fotot e mëposhtme.

“Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë”, tha Olsi Hajdari.

Në një intervistër për Gazetën SHQIP, vëllai i Rezartës hodhi akuza se motra e tij është vrarë.

“Kemi dyshime se dikush nga të afërmit e Olsit mund t’i ketë helmuar nga zilia. Ata të dy e donin shumë njëri-tjetrin. Janë martuar me dashuri dhe dukeshin shumë të lumtur. Ende nuk e kemi marrë veten nga ajo që ka ngjarë, por ne si familje do të bëjmë hetimet tona. Ndër të tjera, po presim që të vijë edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Aty do të gjendet e vërteta”

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.