“Me zemrën time”, kush është femra përkrah Rezart Veleshnjës? (FOTO)

Rezart Veleshja është një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun shqiptar. Ai është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, aty ku poston foto e video nga përditshmëria.

Së fundmi, Veleshja ka postuar një fotografi ku shfaqet me miken e tij të fëmijërisë, Lisa Kujofsa, teksa drekojnë së bashku.

“Me zemren time te femijerise!”, shkruan Rezarti krahas fotos, ku aktorja e njohur ka komentuar: “Zyrtarisht te çmendur qe prej 2000-shit”.

Gjithashtu edhe Lisa ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me aktorin dhe në të shkruan: “Me nje shok ashtu ne pergjithesi”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.