Gatuajnë dhe pastrojnë, ja personazhet e njohur shqiptarë që janë djem për shtëpi (FOTO)

Përveçse janë të pëlqyer për muzikën që bëjnë, ata shpeshherë janë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tyre luksoze. E si pasojë jo të gjithë e dinë se disa nga këngëtarët e njohur shqiptarë, janë edhe djem për shtëpi.

Flori Mumajesi, Noizy, Capital T, Stresi dhe Robert Berisha, janë disa nga personazhet e njohur që dinë të bënë pazarin, dinë të gatuajnë dhe të kujdesen për shtëpinë.

E nisim me kantautorin e dashur për publikun shqiptar, Flori Mumajesi, i cili dy vite më parë u shfaq në një emision televiz duke bërë fli. Duhet thënë se ai i la të gjithë pa fjalëk, pasi flija do shumë punë që të përgatitet.

Vazhdojmë me Capital T, i cili nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ka treguar se i pëlqen që të gatuajë. Madje një video që ai publikoi në rrjet dhe shfaqej duke gatuar, u përhap menjëherë dhe femrat duket se u “dashuruan” akoma më shumë me këngëtarin e njohur.

Ndërsa reperin e njohur, Noizy, të gjithë e njohin për jetën e tij luksoze dhe pak mund ta dinë apo besojnë se ai gatuan. Ai ka publikuar herë pas here në “Instagam” momente teksa i kalon në kuzhinë duke përgatitur ndonjë gjë të shijshme për të konsumuar.

Vijmë te revali i tij në muzikë, Stresi. Edhe pse është shumë i komentuar për jetën që bën, është paksa e vështirë të besohet se ai është djalë për shtëpi. Por ja që e vërtea është se reperi i njohur e bën vetë pazarin dhe madje gatuan edhe vetë.

Madje edhe këngëtari i njohur, Robert Berisha, është djalë për shtëpi. Para pak kohësh ai ka treguar në një intervistë se bën pazarin, gatuan, lan edhe vajzën e tij, Renee.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.