Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Dosjet e bujshme i kalojnë SPAK, zbulohet udhëzimi i parë i kryeprokurorit

Një udhëzim i kryeprokurorit të ri të vendit mban datën 10 dhjetor 2019, pak ditë pas marrjes së detyrës, dhe detyron e prokurorët e Krimeve të Rënda si dhe të prokurorëve të juridiksionit të përgjithshëm për të identifikuar, inventarizuar dhe transferuar dosjet, sipas kompetencës, në Prokurorinë e Posaçme.

Udhëzimi i parë i prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela është nxjerrë në funksion të krijimit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ose e njohur ndryshe si SPAK.

Kjo strukturë është ngritur me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin,

Të gjitha dosjet e parashikuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, kalojnë në duart e SPAK-ut, që pritet të ngrihet së shpejti.

Edhe prokurorët me juridiksion të përgjithshëm për aktet, procedimin apo çështjet penale, të regjistruara për veprat penale që janë kompetence e SPAK-ut të cilët janë në fazën e hetimeve paraprake, vendos moskompetencën dhe transferimin e akteve, procedimit/çështjes penale për kompetencë lëndore Prokurorisë së Posaçme".

Kryeprokurori Çela, përmes udhëzimit, u ka kërkuar prokurorëve të Krimeve të Rënda si dhe prokurorëve me juridiksion të përgjithshëm që të ruajnë sekretin hetimor gjatë inventarizimit dhe transferimit të dosjeve, ruajtjen e të dhënave hetimore dhe ndalimin e publikimit të akteve, procedimeve apo çështjeve objekt kalimi për kompetencë prokurorive përkatëse, para, gjatë dhe pas dorëzimit në prokuroritë kompetente".

Organet e reja të drejtësisë, të dala nga procesi i Veting, me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, besohet se do të nisin në funksion të plotë gjatë pranverës së vitit që vjen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore