Apeli i sizmologëve: Ja pse nuk duhet t’i referohemi aplikacioneve për tërmetet

Një tjetër lëkundje e tokës ka shkaktuar panik te banorët e Durrësit, Tiranës, Kurbinit dhe Lezhës, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2.18.

Kjo lëkundje ka patur epiqendrën në fshatin Kuraten në Gjirin e Lalëzit, në një thellësi prej 46 km. Por sizmologët thonë se lekundje do të ketë në vazhdimësi dhe nuk ka vend për panik.

Që pas tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët kanë shkarkuar në telefonat e tyre aplikacionet që njoftojnë për lëkundjet e tokës. Profesor Llambro Duni shpjegon se qytetarët duhet t’u referohen të dhënave që raportohen nga Instituti i Gjeoshkencave Energjisë dhe Ujit, e cila raporton madhësinë e lëkundjeve sipas magnitudës lokale, ndërsa disa agjenci raportojnë madhësinë e lëkundjeve sipas magnitudës vëllimore të valëve , sikundër ka ndodhur edhe sot kur është raportuar madhësia e tërmetit 4.5 , ndërkohë që sipas magnitudës lokale është regjistruar 4.

Ndryshimi sipas Dunit është kur të njëjtën distancë e raportojmë me kilometra dhe milje.

Psikologët u kërkojnë qytetarëve që të heqin aplikacionet që tregojnë lekundjet e tokës nga telefonat e tyre pasi ndikon në rritjen e stresit.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.