Shembja e godinës ku vdiq kryekomisari, shoqërohen në polici drejtori dhe nëndrejtori

Policia ka nisur arrestimet e personave përgjegjës për sigurinë e ndërtesave që u shembën. Mëngjesin e sotëm janë marrë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit drejtori dhe nëndrejtori i Konvaleshencës së Durrësit, pasi si pasojë e shembjes së një prej godinave humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa janë marrë në pyetje lidhje me këtë ngjarje, pasi objekti që u shemb ishte vlerësuar i papërshtatshëm që prej tërmetit të 21 shtatorit. Hajdarmataj nuk kishte pranuar të qëndronte në godinën e vjetër ku u akomoduan studentët, por kishte qëndruar në godinën e re, e cila u shemb nga tërmeti.

Sipas policisë, drejtuesit e këtij institucioni duhet të kishin këmbëngulur që ai të mos qëndronte atje, duke pasur parasysh se ndërtesa ishte shpallur e paqëndrueshme.

Raportohet se deri më tani janë lëshuar 17 urdhër arreste për persona të tjerë përgjegjës për ndërtesat që u shembën nga tërmeti.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.